-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Përndjekja”, merr fund arratia e 38-vjeçarit në Korçë

Kryesoret

Policia e Korçës ka arrestuar një 38-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për përndjekje dhe ka nisur procedimin penal për një tjetër pasi ka tentuar të hyjë në banesën e një personi duke presoni duke pretenduar se ishte e tij.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim S. Ll., 38 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për veprën penale “Përndjekja”.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryen nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 65 vjeç, banues në fshatin Gurras, Pogradec, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka tentuar të hyjë me forcë në banesën e shtetasit Ç. J., 71 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, me pretendimin se është pronë e tij.”, thuhet njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit