-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestat në Iran, arrestohen 40 të huaj

Kryesoret

Në mesin e qindra protestuesve të arrestuar nga regjimi iranian gjatë protestave që po vazhdojnë që nga shtatori në këtë vend, janë edhe 40 nënshtetas të huaj.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Masoud Setayeshi, për agjencinë shtetërore të lajmeve, IRNA, të martën.

Setayeshi, sipas agjencisë IRNA, tha se armiqtë e Iranit duan ta krijojnë një pamje “të zezë dhe të ithët, plot me kaos dhe pasiguri” të vendit.

Zëdhënësi i gjyqësorit iranian tha se të arrestuarit po përballen me akuza të ndryshme, përfshirë spiunazh, dhe shtoi se proceset gjyqësore të tyre do të zhvillohen nën ligjin kriminal islamik.

Gjithsej 1.118 protestuesve në Iran u janë ngritur aktakuza për rrezikim të sigurisë kombëtare, tha Setayeshi. Deri më tani, të paktën gjashtë protestues janë dënuar me vdekje. Zyrtari iranian tha se të akuzuarit mund të apelojnë vendimin që merret për rastin e tyre.

Protestat në Iran janë bërë më të dhunshme gjatë ditëve të fundit. Në zonat kurde në perëndim dhe veriperëndim të Iranit, dëshmitarët kanë përshkruar skena që ngjajnë me një luftë civile./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit