Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur një rënie të intesitetit të shirave.
Aktualisht në Malësinë e Madhe vetëm aksi Dedaj-Razëm vazhdon devijimin për në rrugën alternative.
ARRSH u ka bërë apel shoferëve që të udhëtojnë me kujdes dhe të ulin shpejtësinë.