Gjykata e Vlorës dënoi dje me 148 vite burg në total, grupin e Vlorës të cilët bënë atentatin tek “Uji i Ftohtë” ku mbeti i plagosur Ines Hajrullaj.
Fajtor për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë është shpallur Daut Elmazi i cili dënohet me 35 vite burgim.
Fajtor është shpallur edhe Gentjan Dautaj (Zoto), i cili po ashtu është dënuar me 35 vite burgim. Fajtorë me nga 25 vite burg janë shpallur Igli Memaj, Serxhio Ademi dhe Albano Goxhaj.
Qëlloi bosin e Vlorës në kafe! 148 vite burg bandës së nipit të “Çipurit”
Por si ndodhi ngjarja?
Tre vite më parë Ines Hajrulla dhe dy shokë të tij Ervis Matodashaj dhe Arbër Shollaj u sulmuan me armë nga pesë të pandehurit.
Ata ishin ulur në një lokal në “Lungomare”, kur janë sulmuar befasisht me armë. Si pasojë e të shtënave me armë u plagos lehtë në këmbë një punonjës i Bashkisë Vlorë, Dajko Canodemaj.
I akuzuari kryesor është Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit ose “Çipurit” të Vlorës, person ky me precedent penal.
Kush është Daut Elmazi?
Ai njihet në Vlorë si nipi i Armando Sulejmanit, i njohur si “Çipuri” i Vlorës. Skeda kriminale e tij është e pasur.
Vitin e kaluar ai dëshmoi në procesin ndaj Blendi Tetes, një prej të dyshuarve për ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko.
SPAK kishte dyshime se Elmazi ishte në kontakt me pjesëtarët e klanit kriminal të drejtuar nga Leonard Duka, për të vëzhguar lëvizjet e Ervis Martinaj.
Elmazi mohoi të kishte njohje me Famir Hysenin, i njohur si Doca, që dyshohet si personi që qëlloi për vdekje Malkon.