Dy shpërthime në stacionet e autobusëve në Jerusalem kanë shkaktuar 1 të vdekur dhe 13 të plagosur.
Policia izraelite u shpreh se shpërthimet dyshohen të jenë sulme palestineze.
Sipas policisë shpërthimi i parë u shkaktua nga një pajisje e lënë në një stacion autobusi në periferi të qytetit. Ai shpërthim plagosi 11 persona, njëri prej të cilëve vdiq në spital.
Shpërthimi i dytë erdhi pranë një stacioni tjetër autobusësh në një pjesë tjetër të qytetit. Gjatë shpërthimit ngelën të plagosur tre persona por me lëndime të lehta.
Nuk është hera e parë që në Jerusalem ndodhin sulme vdekjeprurëse.
Gjatë këtij viti ka pasur sulme me armë dhe thika të cilat synojnë izraelitët, kjo më pas ka shkaktuar valë sulmesh ushtarake izraelite në qytetet palestineze të pushtuara në Bregun Perëndimor.
Por përdorimi i eksplozivëve në Jerusalem është sulmi më i rëndë i këtij lloji ndër vite.