Një aksident me një të vdekur ka ndodhur ditën e sotme në Shijak.
Sipas njoftimit të policisë B.B rreth 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës.
Si pasojë e përplasjes, 40-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.