-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Mbi 200 kandidatë janë bërë pjesë e primareve

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbledhur këtë të mërkurë Kryesinë e partisë për të diskutuar në lidhej me procesin e primareve për zgjedhjet lokale.

Berisha është shprehur se deri më tani janë mbi 200 e ca kandidatura të cilat vijnë nga PD, shoqëria civile, bota akademike, por edhe nga diaspora dhe emigracioni.

“Primaret janë bërë tashmë pasaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor, palcor të PD-së.
Ato kanë krijuar një impakt shumë pozitiv tek anëtarët dhe simpatizantët tanë, por në përgjithësi tek të gjithë shqiptarët që besojnë tek vota e lirë, dhe respekti tek individi.
Shqiptarët kanë nevojë jetike për ndryshimin e PD-së, si parti e shpresës, besimit dhe të ardhmes. Ndryshimi natyrisht realizohet vetëm me vepra, me hapa konkretë.
Në këtë kontekst ne pas ndryshimeve të thella dhe një cikli të paprecedentë votash brenda në parti, pas miratimit të rregullave, kushtetutës tonë partiake, zgjedhjeve me primare të kryetarëve të degëve, ne tashmë kalojmë në zgjedhjen nga anëtarët dhe simpatizantët tanë të qeveritarëve vendorë,” është shprehur Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit