Policia e Korçës ka arrestuar në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” 3 persona të cilët po transportonin me një fugon të tipit “Benz” 13 emigrantë të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt pagesës.
Dy nga të arrestuarit me inicialet R. H., 22 vjeç dhe O. B., 28 vjeç ishin bashkëpunëtorë me të arrestuarin e tretë me inicialet A. B., 44 vjeç.
Sipas Policisë dy të rinjtë ndihmonin 44-vjeçarin duke kontrolluar rrugën në rast se kishte shërbime policore aty ku do të kalonte fugoni me emigrantë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.