-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër “porti” në Kuvend, Berisha: Hiqni kufizimin, duam debat të plotë

Kryesoret

Nesër në parlament pritet që shumica socialiste të kalojë marrëveshjen që i hap rrugën ndërtimit të portit të ri të Durrësit. Porti i mallrave do të kalojë në Porto Romano dhe aktuali do të transformohet në marinë për jahtet.

Opozita akuzon se gjithçka është aferë e pastër e ambalazhuar me emrin e biznesmenit arab Alabar, firma e të cilit ka vetëm 40% të aksioneve dhe 60% nuk dihet se kush i ka, pasi janë regjistruar në parajsat fiskale, offshore.

18 deputetë të opozitës i kanë dorëzuar sot Kuvendit kërkesën për heqjen e kufizimizimit të të drejtës së deputetëve për të folur në maksimumin e kohës prej 10 minutash, për një nga çështjet më të rëndësishme dhe “vjedhjes më të madhe qeveritare, Portit të Durrësit”.

PD në kërkesë shprehet se për diskutime janë përcaktuar vetëm 6 orë, ndërsa që çdo deputeti i bie jo më shumë se sa 2 minuta e 57 sekonda. PD kërkon që të hiqet ky kufizim kohor dhe së paku çdo deputet të flasë 10 minuta, ashtu sikurse e parashikon rregullorja e kuvendit.

Në kërkesë thuhet se është i nevojshëm një debat të i plotë publik duke i mundësuar çdo deputeti të shprehet në lidhje me këtë çështje të një rëndësie kombëtare.

Deputetë i kërkojnë Kuvendit ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare:

  1. Të hiqet limiti kohor prej 6 orës në pikën 4 të Rendit të ditës,
  2. Çdo deputeti t’i jepet e drejta të flasë 10 minuta në lidhje me këtë çështje, sic Rregullorja e Kuvendit përcakton.

08008808- Nisin shitjet te porti i Durrësit, kompania e bën fakt: Parlamenti e miratoi

BE anulon 28 milionë euro për portin e Durrësit: Presim sqarime nga qeveria

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit