Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur Turqisë perëndimore pranë qytetit të Duzce, rreth 210 km (130 milje) në lindje të Stambollit.
Lëkundjet ishin aq të forta sa u ndjen në Stamboll dhe kryeqytetin Ankara.
Sipas informacioneve të deri tanishme të paktën 35 persona u plagosën.
Ka raportime për ndërprerje të energjisë në rajon, si dhe disa banorë që u hodhën nga ballkonet e shtëpive të tyre ne momentet e panikut.
Një tjetër tërmet 4.7 u raportua rreth 20 minuta pas të parës.
Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu tha se nuk kishte asnjë informacion për humbje jete.
Por më vonë agjencia turke e fatkeqësive tha se 32 ishin plagosur në Duzce, një në Stamboll, një në Zonguldak në bregun e Detit të Zi dhe një në Bolu, në juglindje.
Sizmologët kanë paralajmëruar së fundmi se ekziston mundësia që një tërmet i fortë të godasë Stambollin, qytetin më të madh të Turqisë, në të ardhmen e afërt./BBC
Footage of the moment 5,9 magnitude #quake hit Düzce in northern Turkey. Tremors also felt across Istanbul and Ankara. 18 aftershocks recorded. No casualties or major damage reported so far. In Nov 99 in a 7,2 quake that hit Düzce over 800 ppl were killed pic.twitter.com/PUkZxGjl9N
— Selin Girit (@selingirit) November 23, 2022