Nisja e Kupës së Botës përveç se sjell emocione për të gjithë tifozët shpesh herë kthehet në një pasarelë ku vëmendjen e marrin vajzat të cilat ndjekin ndeshjet.
Këtë vit gazeta spanjolle e sportit, “Mundo Deportivo” ka sjellë vëmendjen te yjet e futbollit të cilët përveç se janë të talentuar ka nga ata të cilët janë shumë tërheqës.
Mundo Deportivo” ka përzgjedhur 11 futbollistët më tërheqës në Botëror këtë vit dhe ndër ta listohet edhe emri i një shqiptari.
I 11 në renditje listohet Granit Xhaka i cili përfaqëson Zvicrën në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit botëror.
Ndërkohë në listë mund të gjeni emra të yjeve të njohur në futboll.
Lista e plotë e 11 futbollistëve më tërheqës në Kupën e Botës:
1-Antoine Griezmann (Franca)
2-Gleison Bremer (Brazili)
3-Kevin Trapp (Gjermania)
4-Martin Caceres (Uruguai)
5-Memphis Depai (Holanda)
6-Raul Jimenez (Meksika)
7-Roberto Sanches (Spanja)
8-Rui Patricio (Portugali)
9-Joaquin Correa (Argjentina)
10-Granit Xhaka (Zvicra)
11-Kendall Waston (Kosta Rika)