Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.
Sipas policisë së Vlorës një 40-vjeçar me inicialet E. K., i cili drejtonte një makinë të tipit “Benz” ka aksidentuar një këmbësore 60-vjeçare me inicialet E. A.
60-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.