-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE kundër propozimit për çmimin tavan të gazit

Kryesoret

Ministrat e Energjisë të vendeve të Bashkimit Evropian kundërshtuan të enjten propozimin për vendosjen e një çmimi tavan për gazin prej 275 eurosh për megavat orë. Zyrtarët argumentuan efikasitetin në atë nivel dhe ndikimin tek furnizimet dhe stimujt për të ulur konsumin.

Diplomatët thanë se 27 vendet e BE-së ranë dakord në parim për dy objektivat e fundit, por shtynë miratimin deri në takimin e radhës më 13 dhjetor. Vendet që mbështesin vendosjen e çmimit tavan për gazin kërkojnë miratimin e të tre propozimeve.
Ministrja polake për klimën, Anna Moskwa, e quajti propozimin për çmimin tavan të paraqitur nga Komisioni Evropian si “tallje”.

Ministrja belge e Energjisë, Tinne Van der Straeten, tha për shtypin se: “Teksti i paraqitur është zhgënjyes dhe nuk qartëson nëse do të ketë ndikim tek çmimet”.

Ministri grek, Konstantinos Skrekas tha se një kufi prej 150-200 euro për megavat orë do të ishte më realist. “Kjo mund të na ndihmojë të ulim çmimet e gazit dhe rrjedhimisht të ulim çmimet e energjisë elektrike, që është një sfidë e madhe në Evropë këtë dimër”,tha ai.

Edhe Malta shprehu pakënaqësi lidhur me propozimin. Ministrja e Energjisë, Miriam Dalli tha se kushtet e rrepta që nevojiteshin për aktivizimin e mekanizmit e bëjnë atë “të pamundur”

Kundërshtimi i rreptë vjen nga një kamp më i vogël por i fuqishëm i udhëhequr nga Gjermania, ekonomia më e madhe e BE-së. Së bashku me Holandën, Suedinë, Austrinë dhe Finlandën, ata thonë se një kufi mund të zhvendosë furnizimet diku tjetër dhe të shkurtojë stimujt për uljen e konsumit. / VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit