-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e Ronaldos dhe Brazilit në Botëror

Kryesoret

Në fushë do të zbarkojnë sot skuadrat nga grupi G dhe grupi H, të cilët do të dhurojnë emocione për të gjithë dashamirësit e Kupës së Botës.

Dita e sotme e Botërorit do të startojë në orën 11:00 me dy skuadrat e grupit G, Zvicra dhe Kameruni.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Al Janoub” ku Zvicra dhe Kameruni do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të parë për këtë Botëror.

Në orën 14:00 do të do të hapet zyrtarisht lufta për një vend për kualifikim në grupin H.

Në stadiumin “Education City” do të përballet Uruguai me Korenë e Jugut.

Dy skuadrat të tjera nga grupi H, Portugalia dhe Gana do të përballen në orën 17:00 në stadiumin “974”.

Ndeshje e cila pritet nga fansat pa ndonjë rezultat surprizë jo si rezultati i ndeshjes së Argjentinës.

Fituesi i më shumë Botërorëve në historinë e ekzistencës së këtij kompeticioni, Brazili, do të ndeshet me Serbinë në orën 20:00 në stadiumin “Lusail”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit