Bledar Matoshi, 33 vjeç, Kid Koshena, 28 vjeç, Klajdi Vrioni 32 vjeç dhe Redion Meshi, 22 vjeç janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi i kapën me 2 pistoleta në makinë dhe kishin fshehur 2 kallashnikovë në shtëpi.
Policia ka bërë me dije se 3 prej të arrestuarve janë pasur dhe precedentë të mëparshëm penal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe plagosjes.
Më saktësisht:
Bledar Matoshi, 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje;
Kid Koshena, 28 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë;
Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë, dhe Redion Meshi ishte ai që po i jepte makinës dhe nuk është hetuar më herët nga policia.