Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike ka akuzuar se me projektin e ri në portin e Durrësit do të pastrohen 2 miliardë euro. Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj akuzojnë direkt Edi Ramën për këtë nismë që shumica socialiste pritet që të miratojë pas diskutimeve.
Zv/ kryeministrja Belinda Balluku u shpreh se qeveria ka nisur një reformë të thellë në Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave. “Reformim i thellë që nuk ka nevojë as për ndryshime ligjore, por që do të ketë efekt të jashtëzakonshëm që kam frikë se juve nuk do u pëlqejë” tha ajo, duke iu drejtuar opozitës.
Më tej, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës theksoi se projekti i ri do të transformojë Durrësin. “Durrësi është varrezë e mbetjeve industriale, biologjike dhe anijeve të mbytura të peshkimit dhe do të kthehet në një vijë detare në 700 metra në përdorim të cdo shqiptari. Nuk parashikohet që projekti të ketë tra. Do të jetë zonë e hapur” tha ajo.









