-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i Këshillit Europian: Shqipëria ka bërë përparim, ju presim në BE

Kryesoret

Në Ditën e Europës, Presidenti i Këshillit Europian, António Costa i është drejtuar me një mesazh qytetarëve shqiptarë duke theksuar se ardhmja e tyre është në Bashkimin Europian.

“Të dashur qytetarë të Shqipërisë, po ju drejtohem sot si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Europian. Në Ditën e Europës ne festojmë projektin tonë të përbashkët europian, ku anëtarët tanë themelues zgjodhën unitetin mbi përçarjen dhe bashkëpunimin mbi konfliktin.

Ata vendosën të ndërtojnë një të ardhme në paqe, liri dhe prosperitet mbi hirin e Luftës së Dytë Botërorë. Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Europian.

Po bëhet një punë e madhe për ta bërë këtë realitet. Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm me negociatat gjatë vitit të kaluar. Ju inkurajoj të vazhdoni me vrullin e reformave. Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët europiane. Rroftë Europa” tha ai.

Rama: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit