-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në hetim deputeti Klevis Balliu dhe 7 protestues, tre policë u lënduan

Kryesoret

Policia e Tiranës ka proceduar shtatë persona pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike mbrëmjen e 8 majit 2026 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Mes tyre deputeti Klevis Balliu për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë tubimit janë përdorur lëndë djegëse (molotov), lëndë piroteknike dhe sende të forta, ndërsa janë shënuar edhe përplasje me forcat e policisë. Si pasojë, tre efektivë policie janë lënduar gjatë ndërhyrjes.

Policia bën me dije se nga të proceduarit, gjashtë persona akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Tre policë u lënduan gjatë protestës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit