Farideh Muradkhani, mbesa e Ayatollah Ali Khamenei, udhërrëfyes shpirtëror iranian, u arrestua në Teheran.
Lajmin e kanë bërë me dije mediat lokale të Iranit.
Muradkhani, e cila është një aktiviste e të drejtave të njeriut, është mbesa e “Sheikh Ali Tehrani”, një kritik i regjimit, i cili vdiq në 2017.
Gruaja u ndalua për pjesëmarrje në protestat e shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini , e arrestuar për veshjen e mbulesës islame.