-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngarkesa e kokainës në Tivar dhe laboratori në Fier, arrestohen 15 persona

Kryesoret

Disa detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i DEA-së së bashku me SPAK-un për zbulimin e laboratorit të kokainës në Fier.

Kokaina e kapur në Malin e Zi ishte porositur nga Shqipëria dhe njëri nga personat e arrestuar kishte shkuar për ta tërhequr ditën e sotme. Ndërkohë, që SPAK-u i ka kapur laboratorin në Fier si dhe dyshohet se ky person disponon dhe disa magazina në Tiranë.

Deri më tani raportohet që të jenë arrestuar 15 persona dhe janë kapur 400 kilogramë pleh kimik e përzier me kokainë. Katër prej të arrestuarve janë vënë në pranga në Tiranë.

Policia ka sekuestruar armë, dy kallashnikovë, një shotgun dhe një çifte.

Mësohet se kokaina vinte nga Kolumbia.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit