Anëtarët e ekipit të shpëtimit në Indonezi kanë bërë të mundur nxjerrjen gjallë të 6-vjeçarit, Azka nga rrënojat e shtëpisë së tij, e cila u shemb nga një tërmet me magnitudë 5.6 ballë.
Shpëtimi i fëmijës ngjalli shpresat se të tjerë persona mund të gjenden të gjallë, të cilët janë të bllokuar në rrënojat e ndërtesave që u shembën kur ra tërmeti.
Videoja e realizuar me celular tregon anëtarët e ekipit të shpëtimit duke nxjerrë djalin i cili ishte i bllokua prej dy ditësh nën rrënoja pa ujë dhe ushqim.
BREAKING: #BNNIndonesia Reports
Azka, a 4-year-old boy, was discovered alive beneath the ruins of his house three days or 40 hours after the 5.6 #earthquake in the village of #Nagrek, district of #Cianjur.
He is stable and recovering.
Death toll rises to 271 with 40 missing. pic.twitter.com/JtLnEM5qMm
— Gurbaksh Singh Chahal (@gchahal) November 23, 2022
Ai u gjet pranë trupit të gjyshes së tij. Sipas ekspertëve djali kishte shpëtuar pasi një mur i rezistoi tërmetit, duke penguar një tjetër mur që ta shtypte atë.
Numri i fundit i të vdekurve nga tërmeti, i publikuar nga autoritetet indoneziane të mërkurën mbrëma ka arritur deri në 271 të vdekur, 40 të zhdukur dhe më shumë se 2000 të plagosur.
Sipas të dhënave nga agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Indonezisë më shumë se një e treta e viktimave të tërmetit janë fëmijë, të cilët ishin në shkolla ose në shtëpi kur ndodhi tërmeti.
Shiu dhe lëkundjet e mëpasshme e kanë ndërlikojnë punën e ekipeve të shpëtimit për të gjetur të mbijetuar.