Pas protestave të punëtorëve të kompanisë iPhone në Kinë ka reaguar prodhuesi i Apple, Foxconn.
Kompania ka kërkuar falje dhe është shprehur se situata u krijua pas një gabimi teknik në sistemin e pagesave.
Në deklaratën e Foxconn shkruhet se pagesa e punonjësve të rinj është e njëjtë me atë që është rënë dakord që në fillim kur janë marrë në punë.
Ata u shprehën se janë në komunikim vazhdueshëm me punonjësit e prekur nga pagat dhe shpërblimet.
Nga ana tjetër kompania shtoi se po bën të pamundurën për të zgjidhur në mënyrë të shpejtë shqetësimet dhe kërkesat e arsyeshme të punonjësve.