-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë ndodhi me dy dibranët që rrahën ish-shefin e policisë?

Kryesoret

Dy personat që goditën dhe dhunuan ish-shefin e komisariatit të policisë së Dibrës Robert Aga gjashtë ditë më parë mësohet se po hetohen në gjendje të lirë nga drejtësia.

Dy autorët e sulmit janë Bekim Agolli dhe Robin Murrja. Ata u shoqëruan dhe u morën në pyetje pas ngjarjes dhe po hetohen në gjendje të lirë.

Ish-shefi i komisariatit të policisë së Dibrës dyshohet se u godit dhe dhunua në shenjë hakmarrje nga dy personat për shkak se më parë i kishte ndalur dhe gjobitur në kohën që ishte shef i qarkullimit rrugor.

Por si u sulmua?

Inatin e vjetër dy dibranët nuk e kishin harruar dhe e shfrynë mbrëmjen e 17 nëntorit para Gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër, ku i zunë pritë Agës.

Ish-kreu i njësisë Administrative Hasan Hoti tregoi se Robert Aga ishte sulmuar fizikisht teksa ka qenë duke pritur nisjen e seancës para gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër për dosjen “184”.

Robert Aga ka qenë një prej personave që në audio përgjime flet me ish ministrin Saimir Tahiri dhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjan, të cilëve u kërkoi një pozicion më të mirë pune si shpërblim i ndihmës së tij në zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Dibrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit