Nga foltorja e parlamentit deputeti i PD-së ,Ferdinand Xhaferaj, i ka kërkuar “llogari” PS-së për gjendjen e shkaktuar së fundmi nga përmbytjet.
Reshjet e ditëve të fundit, nga data 20 Nëntor e në vijim, kanë prodhuar një situatë kritike në disa fshatra dhe qytete të vendit, vecanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Vërshimi i ujit si rezultat i shirave, por edhe hapjes së portave të hidrocentraleve ka përmbytur shtëpitë, bizneset dhe tokat duke rrezikuar kështu seriozisht jetën, shëndetin dhe pronat e bashkëqytetarëve tanë. Rasti më i rëndë është humbja tragjike e jetës së dy qytetarëve, babë dhe bir, në përroin Grykë-Lugje të Malësisë së Madhe.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes vetëm në qarkun e Shkodrës u permbyten 4346 hektarë tokë, me 52 familje dhe 318 banorë të evakuar, ndërsa në qarkun e Lezhës u permbyten 1300 hektarë me 24 familje të evakuara. Ne Durres sikurse e pranoj Kryetarja e Bashkise kemi situate problematike ne disa zona dhe shume problematike ne ish kenete.
Prefektja e qarkut Shkodër, Znj. Angoni deklaroi se përmbytjet kanë ardhur krahas reshjeve, edhe si rezultat i hapjes së portave dhe shkarkimeve të hidrocentraleve Koman dhe Vau Dejës.
Nisur nga kjo situatë vërtet kritike, vecanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të ndërmerrte dy veprime konkrete. Së bashku me kolegët e grupit, ne kërkuam zhvillimin e kësaj interpelance urgjente me kryeministrin, për të dhënë informacione dhe shpjegime lidhur me situatën e përmbytjeve në vend dhe masat e ndërmarra nga ana e institucioneve shtetërore.