Mazhoranca ka miratuar projektin për portin e Durrësit. Projektligji u miratua me 74 vota pro dhe 35 kundër.
Seanca e djeshme zgjati 14 orë duke u shoqëruar me debate dhe akuza të shumta nga ana e opozitës në lidhje me projektin e Portit të Durrësit. Pr pavarësisht mos dakotresisë së opozitës socialistët miratuan marrëveshjen.
Projekti për portin e Durrësit do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total.
Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra.
Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro dhe marrëveshja ka një jetëgjatësi prej 35 vitesh, nga e cila qeveria ka 33.3% të dividentit.