Sekuestrimi i vilës së ish-zv.kryeministres Belinda Balluku nga SPAK ka shkaktuar debate të forta në seancën e sotme parlamentare, ku kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën nga foltorja e Kuvendit.
“Një pjesë e mirë prej jush nuk i kanë parë as në ëndërr, ndërsa Belinda e merr shpërblim vetëm në një tender! Bëni mirë që ulni kokën sepse duhet të ndiheni të turpëruar, sepse me kartonin tuaj mbrojtët një prej këtyre vilave,” deklaroi Bardhi, duke iu drejtuar deputetëve të shumicës.
“Pozitat e saj janë rënduar dhe duhet të kërkohet heqja e imunitetit dhe arrestimi i saj. Shqiptarët kërkojnë luftë reale ndaj korrupsionit,” shtoi ai.









