-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rruga e kokainës nga Ekuadori në Fier! DEA futi “GPS” brenda thasëve me kokainë

Kryesoret

Mbi 15 persona janë shoqëruar dhe arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë dhe Fier në kuadër të operacionit ku përgjimet e DEA-s zbuluan laboratorin me kokainë në Frakull të Madhe.

Ish-kryekomunari i PS-së në Fier, Viktor Cervenaku është arrestuar së bashku me djalin Demilsonin dhe të fejuarën e këtij të fundit Enxhi Ferhati.

Kokaina u zbulua pasi DEA me autoritetet shqiptare kishin futur “GPS” në thasët me pleh kimik ku ishte fshehur kokaina duke zbuluar itinerarin nga Kolumbia në Tivar të Malit të Zi me destinacion final Fierin.

Por gjithashtu është arrestuar edhe Klajdi Kodra, i akuzuar si i përfshirë në këtë çështje trafik droge.

Por kush është Klajdi Kodra?

Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç është i njohur për policinë është autori i plagosjes së 19-vjeçarit Reginaldo Kaçorri në 27 maj 2021.

Ngjarja ndodhi në një lokal kur ka nisur edhe sherri mes tyre për motive banale dhe persona e nisën sherrin nisur me grushte e shkelma ndërsa më pas ka avancuar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Klajdi Vrioni Kodra, akuzohej se ishte një nga organizatorët e atentatit te “Komuna e Parisit”, ku mbeti i plagosur Mariglen (Lorenc) Hoxha.

Hap pas hapi dhe kokaina mes plehut! Si i përgjoi DEA dhe i ndoqi trafikantët deri në Fier

Klajdi Kodra po ashtu është person i dënuar më parë me burg për një ngjarje në vitin 2016, pasi akuzohet se plagosi dy vëllezër po te “Komuna e Parisit”.

Kodra është plagosur edhe vetë në vitin 2013 pranë Liqenit Artificial, në atë cka dyshohet se ishte një konflikt banal i rastit. Klajdi Vrioni (Kodra) ka rënë sërish në prangat e policisë lidhur me laboratorin e drogës në Fier.

DEA kapi thasët me kokainë, arrestohet ish-zyrtari i PS-së me djalin dhe të fejuarën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit