Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë për trafikim lëndësh narkotike. Sipas raportimeve njëri prej shqiptarëve ishte i shpallur në kërkim për trafikim klandestinësh.
Gjithashtu bëhet me dije se në vijim të operacionit në një banesë në Selanik janë gjetur dhe sekuestruar 41 pako me 34 kg 444 gram marijuanë, 1.67 gram kokaine, 2 peshore elektronike dhe 4 celularë.
Vetëm gjatë muajit nëntor në Selanik janë kapur rreth 155 kg marijuanë me protagonistë shtetas shqiptarë.