Agron Kapllanaj, pjesë e grupit të Enkelejd Alibeajt deklaroi dy ditë më parë kandidaturën për Bashkinë Mallakastër. Për Sali Berishën, Kapllani është i telekomanduar nga Edi Rama, pasi ka marrë tendera të shumtë nga qeveria.
“Nuk ka asnjë diskutim që PD del me një kandidat, cdo tjetër që del, del në emër të Edi Ramës për të dëmtuar PD-në. Ata janë kandidatë të Edi Ramës.
A e di sa tendera ka fituar Kapllani që thua ti? Me dhjetëra, përfshirë pallatet te zona e “5 Majit”. Kapllani ka një listë shumë të gjatë tenderash nga pushteti vendor dhe qendror. Ai është i detyruar.
Atë e telekomandojnë, atij i japin para. “Një kandidat, një pallat” është në masën 80-90% e vërtetë. Këta janë të tillë, nuk kanë asgjë të përbashkët me popullin opozitar” tha ai.