Pas fitores 2-0 kundër Serbisë mund të vijnë lajme të këqija për Brazilin.
Sulmuesi brazilian, Neymar pësoi një lëndim në kyçin e këmbës por akoma nuk është konfirmuar se sa serioz është dëmtimi.
30-vjeçari u zëvendësua në minutën e 80-të të ndeshjes kundër Serbisë pas një ndërhyrjeje të rëndë nga mbrojtësi serb, Nikola Milenkovic.
Sulmuesi i Paris St-Germain ka pësuar një sërë problemesh me dëmtimin e këmbës së djathtë gjatë viteve të fundit.
Ai humbi Kupën e Amerikës së vitit 2019 pasi pësoi këputje të ligamenteve në kyçin e këmbës së djathtë.
Në vitin 2021 ai qëndroi jashtë loje për disa javë pas një dëmtimi të ngjashëm.
Gjatë ndeshjes kundër Serbisë, Neymar fitoi 9 faulle si dhe goditi 4 goditje të lira.
Rekord ky për këtë turne pasi ai ka kryer më shumë goditje të lira se çdo lojtar tjetër në Kupën e Botës 2022.
Përballja e radhës e “Selecao” do të jetë të hënën kundër Zvicrës, të cilat janë ndeshjet e tyre të dyta të Grupit G.