Në datë 6 Dhjetor në Tiranë do të zhvillohet samiti i BE-së. Të pranishme do të jenë edhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se në 6 Dhjetor me ardhjen e liderëve të BE-së në Tiranë, “varroset” nisma e Ballkanit të Hapur.
“BE zbarkon në Shqipëri për t’i dhënë fund Ballkanit të Hapur dhe vasalitetit të Ramës ndaj Serbisë. Për t’i dhënë projektit përçarës në Ballkan, zbarkon këtu lidershipi i Europës me flamurin e Procesit të Berlinit.
Vijnë këtu 6 vende të Ballkanit Perëndimor, pra në njëfarë mënyre për të varrosur projektin serbo-rus të Ballkanit të Hapur, kaq shumë të reklamuar nga vasali i Vuçiçit dhe indirekt i Putinit.
Edi Rama, prej muajsh po bën në çdo samit, të Rusisë së vogël. Historikisht Serbia është vlerësuar dhe konsideruar si Rusia e vogël.
Por kurrë ndonjëherë në histori, Serbia nuk ka dëshmuar më shumë se sot, se është një Rusi e vogël në Ballkan, duke mos respektuar sanksionet e vendosura nga BE dhe NATO ndaj Rusisë. Duke u shndërruar kështu në një prapavijë të rrezikshme për Ballkanin të Rusisë së Putinit.
Edi Rama ka bërë haptaz avokatinë e Rusisë së vogël. Ka justifikuar, ka kërkuar që të tjerë ta mirëkuptojnë se pse Serbia nuk mund të respektojë sanksionet. De facto ka respektuar politikën e Putinit ndaj Serbisë.
Ndaj me këtë rast, me samitin e BE në Tiranë, merr një përgjigje fatale vasaliteti i tij ndaj Beogradit, indirekt ndaj Rusisë. Mbështetja që ai i bën hegjemonisë serbe dhe ndikimit rus në Ballkan” tha ai.
LIVE-Berisha thirrje nxënësve për bojkot të mësimit: S’i cenojmë liderët e BE-së