“Dhimbja juaj është dhimbja ime”, është shprehur Papa Francesku në mbështetje të popullit të Ukrainës.
Papa Françesku i ka shkruar një letër popullit ukrainas që u publikua të premten nga Vatikani.
“Nuk kalon asnjë ditë që të mos jem pranë jush dhe të mos ju mbaj në zemër dhe lutje”, tha Papa në letër.
Papa përmendi vuajtjet e fëmijëve të vegjël ukrainas të vrarë dhe të zhvendosur që u është dashur të ikin nga lufta.
“Në secilën prej tyre është disfata e mbarë njerëzimit,” tha ai.
Letra shprehte simpatinë për të rinjtë “të cilëve u është dashur të marrin armët për të mbrojtur me guxim vendin e tyre”, nënat që kanë humbur bashkëshortët, të moshuarit dhe vullnetarët.
.