-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Rrezik për sigurinë kombëtare’/ Samiti i BE në Tiranë, Policia nuk i jep leje Berishës për protestë në 6 dhjetor: Ta bëjë diku tjetër!

Kryesoret

Policia e Shtetit i ka dhënë një përgjigje negative kërkesës së Sali Berishës për të zhvilluar protestë më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë organizohet samiti me liderët e Bashkimit Europian.

Sipas policisë, organizimi në fjalë cenon sigurinë kombëtare dhe atë publike, ndërsa shton se pengon zhvillimin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që pritet të zhvillohet atë ditë në kryeqytetin shqiptar.

Kujtojmë se, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në një deklaratë për mediat, se kjo forcë politike do të zhvillojë një protestë paqësore në 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të mbahet edhe samiti BE-Ballkani Perëndimor.

PERIMETRI I SIGURISË I NJOFTUAR NGA POLICIA

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në Bulevardin “Bajram Curri” përfshirë sheshin “Nënë Tereza”.

Rruga “Gjergj Filipi” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri tek kryqëzimi me rrugën “Papa Gjon Pali II”.

Rruga ” Lek Dukagjini” në gjithë gjatësinë e saj.

Rruga “Dervish Hima”, rruga “Sheh Ahmet Pazar”, rruga “Faik Konica”, rruga “Skerdilajd Llagar –

Rruga “Papa Gjon Pali II” në gjithë gjatësinë e saj

Rruga Asim Zeneli, rruga “Themistokli Germenji”

Rruga “Mustafa Matohiti”

Rruga “Jul Variboba”

Rruga Fatmir Haxhiu”.

Rruga “Ismail Qemali”, nga rruga e “Elbasanit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rrugova”.

Më poshtë theksohet se policia është e gatshme për të organizuar mbarëvajtjen e çdo tubimi jashtë këtij perimetri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit