Presidenti i SHBA, Donald Trump, në dalje televizive për “Sid and Friends in the Morning ”, tha se Irani do të ndalojë 100% programin e pasurimit të uraniumit dhe do të braktisë çdo përpjekje për të zhvilluar një armë bërthamore.
Ndër të tjera Trump bëri me dije se Shtetet e Bashkuara nuk ishin nën presion për të arritur shpejt një marrëveshje me Teheranin.
Fjala e Trump
Unë po negocioj me ta. Ata më thanë se do ta marrim pluhurin. Unë e quaj pluhur bërthamor, sepse kështu është. Dhe ne do ta marrim.
100 për qind ata do të ndalen. Nuk do të nxitohemi për asgjë, jemi në lëvizje të shpejtë.









