-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush doli garant për laboratorin e kokainës në Frakull? Karamuço nxjerr ‘sekretin’: Ja lidhja me e-mailin e Gledis Nanos!

Kryesoret

Rreth 430 kilogramë kokainë, e cila ka qenë e fshehur në 24 tonë pleh organik artificial, është sekuestruar në fshatin Farkë e Madhe në Fier të Shqipërisë.

Kjo u tha në konferencën për media të Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), të mbajtur më 25 nëntor në Tiranë.

Kjo kokainë ka ardhur në Shqipëri nga Kolumbia, duke kaluar transit nëpër dy porte, të Greqisë dhe Malit të Zi. Vlera e saj, nëse do të dilte në treg, do të ishte rreth 40 milionë euro.

‘Foleja’ e kokainës në Frakull/ Zbulohet roli i kimistëve kolumbianëve, pjesë e ‘Kalit’!

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar detaje të reja për kokainë e kapur në Frakull të Fierit. Karmuço, tha se ka pasur dy sinjale për këtë ngarkesë kokaine që do të vinte në Shqipëri.

Sipas tij këto dy sinjale kanë qenë “prezenca e madhe e DEA në Shqipëri” si dhe nxjerrja e disa të dhënave në “e-mail-et” e ish-drejtorit Gledis Nano ku DEA tregonte rrugët e mundshme të kokainës në Shqipëri.

“Sinjali i parë prezenca e DEA, dhe sinjali i dytë një shkresë e nxjerrë nga hakerat, në muajin prill, ku DEA i drejtohej ish drejtorit të Policisë për rrugët për sjelljen e kokainës. Intinerari se ku do të shkonte kokaina. Kanë qenë dy sinjale të mëdha, është një operacion rajonal dhe jo shqiptar.”

Profesori Karamuço theksoi se fakti që kemi 22 agjentë të DEA në Shqipëri do të thotë që puna është marrë shumë seriozisht pasi Shqipëria shihet si pikë përpunimi dhe trafiku të drogës së fortë.

Megjithatë Karamuço theksoi se akoma nuk ka emra se kush janë pritësit por edhe garantët e kësaj ngarkese. Karamuço theksoi se garant për këtë drogë ka qenë grupe shumë të fuqishme të krimit të organizuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit