Një aksident rrugor me një të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Krahës”.
Një makinë ka përplasur një këmbësoren E. K., 37 vjeçe e cila është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Njoftimi i Policisë
Memaliaj/Informacion paraprak
Rreth orës 17:15, në aksin nacional Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Krahës”, shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen E. K., 37 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.