-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident në Memaliaj, makina merr përpara këmbësoren

Kryesoret

Një aksident rrugor me një të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Krahës”.

Një makinë ka përplasur një këmbësoren  E. K., 37 vjeçe e cila është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i Policisë

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 17:15, në aksin nacional Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Krahës”, shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen E. K., 37 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit