-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albin Kurti nxjerr faktet në tavolinë: Në pranverën e vitit të ardhshëm pritet njohja e ndërsjellë me Serbinë!

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që të kujton atë mes dy Gjermanive pas Luftës së Dytë Botërore, duhet të mundësojë integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara.

Negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç thekson ai, bazohen në ofertën e Bashkimit Evropian, e cila u përkrah nga Berlini dhe Parisi.

Ai theksoi se pas shpalljes së pavarësisë, Republika e Kosovës u bë shtet normal, por Serbia nuk ishte dhe se, siç thotë ai, kjo është çështje e popullit serb. Problemi, sipas Kurtit, është të besohet se Aleksandar Vuçiç do ta respektojë marrëveshjen.

Ai beson se nuk do të jetë e lehtë, por as e pamundur, ndërsa shton se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmban elemente të marra nga modeli i dy Gjermanisë, i cili mundësoi anëtarësimin e tyre në organizatat ndërkombëtare.

Por, krahas marrëveshjeve mes dy vendeve, shton ai, është e nevojshme edhe përballja me të kaluarën. Në përkujtim të vrasjeve politike të Ivan Stamboliçit, Zoran Gjingjiçit dhe Oliver Ivanoviçit, Kurti thotë se Serbia nuk ka të ardhme evropiane pa u distancuar nga Millosheviçi, por edhe nga Rusia zyrtare, pra siç thekson ai, presidenti despotik Putin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit