-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Ndalonin të rinjtë me cigare hashashi dhe u merrnin lekët me dhunë, arrestohen 2 policë në Tiranë, njëri prej tyre i bashkisë

Kryesoret

Policia e Shtetit ka vënë në pranga dy punonjës policie, njëri prej tyre i Komisariatit nr.1 në kryeqytet dhe tjetri i Policisë Bashkiake.

Ata akuzohen për grabitje me dhunë te zona e Liqenit Artificial, ku mësohet se ndalonin të rinj me cigare hashashi dhe i vidhnin me dhunë lekët. Më pas i vinin me pranga që ngjarja të dukej zyrtare dhe i dërgonin në komisariat për procedura të mëtejshme.

Sipas të dhënave, rezulton se, në pranga ka rënë polici i patrullës së Komisariatit nr.1 në Tiranë, Serxhio Cani 23 vjeç dhe efektivi i Policisë Bashkiake të Tiranës, Sajmir Muzikanti, 39 vjeç.

Ndaj tyre tanimë kanë nisur hetimet përkatëse për këtë ngjarje aspak të zakontë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit