Edhe pse askush nuk i pranoi akuzat, gjykata ka lënë në burg 10 peronat që u kapën në laboratorin e drogës në Fier, mes tyre dhe ish-zyrtarin Viktor Çervanakun.
Në seancë avokatët mbrojtës kanë pretenduar se në banesën ku janë gjetur thasët e plehut, nuk kemi të bëjmë me laborator teksa kanë thënë se nuk kanë akt-ekspertim që të vërtetoj se brenda plehut ka kokainë.
Të arrestuarit janë:
1- Viktor Çervanaku: Drejtor në Drejtorinë e OSHEE-së, ish-kryetari i njësisë administrative Frakull e Madhe
2- Zenel Çervanaku: Vëllai i Viktorit
3- Denilson Çervanaku: Djali i Viktorit
4- Enxhi Ferhati: E fejuara e Denilsonit
5- Nikolin Gjolena
6- Klajdi Vrioni (Kodra)
7- Julian Malaj
8- Redion Meshi
9- Bledar Matoshi
10- Marildo Rona