Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar për kapjen e kokainës në plehun kimik në Fier.
Salianji është shprehur se miliarda euro të gjeneruara nga aktiviteti kriminal përfshihen në politikë për të prodhuar plehun politik që dhunon, zhvat dhe varfëron qytetarët.
“Thasët me “pleh” që prodhojnë dhe imponojnë plehun politik prej vitesh.
Një operacion i vetëm i koordinuar nga partnerët kap një sasi droge me vlerë 40 milion Euro, kjo vetëm në një fshat!
Prej vitesh Departamenti Amerikan i Shtetit në raport tregon që Shqiperia është kthyer në qëndër operacionale për trafikun e kokainës përveçse vendburim i kanabisit!
Miliarda euro të gjeneruara nga aktiviteti kriminal përfshihen në politikë për të prodhuar plehun politik që dhunon, zhvat dhe varfëron qytetarët. Deputetë, kryebashkiakë dhe lidhje të afërta të qeveritarëve janë kapur tanimë si trafikantë droge, trafikantë të qënieve njerezore, hajdutë, përdhunues.
Është sistemi i ndertuar nga Rama, duhet shëmbur!”, ka shkruar Salianji.