Serxho Cani dhe Saimir Muzikanti, polici i bashkisë, janë arrestuar ditën e sotme pas denoncimit të dy qytetarëve.
Këta të fundit kanë bërë me dije se dy policët merrnin para nga persona që pinin hasash te zona e Liqenit Artificial.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit:
– S. M., 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe S. C., 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë.
Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat,” ka njoftuar policia