-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albin Kurti: Të punojmë për të ardhmen, mos e pengojmë njëri tjetrin

Kryesoret

Sot, në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës zhvilluan një seancë të përbashkët parlamentare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë kërkoi që dy vendet të afrohen akoma më shumë përmes bashkëpunimit vëllazëror për t’u bërë ballë sfidave për integrimin në Europë, por edhe për të përballuar planet e Serbisë.

“Hapësira jonë publike, politika, ekonomia, etj nuk janë çifligje të bllokuara me tapi. Na duhet të jemi më shpesh bashkë, të ndajmë ide, të pranojmë kritikat e njëri tjetrit. Të punojmë së bashku.

Ndarjet krahinore ishin pengesë e prapambetje atëherë, edhe sot ashtu janë. Duhet të gëzohemi kur përfshihemi sa më shumë në çështjet publike të njëri tjetrit jo për të prishur punë por për të ndihmuar.

Na duhet të punojmë bashkë të mbajmë ide me njëri-tjetrin dhe të pranojmë kritikat e njëri-tjetrit. Teksa në Evropën Lindore por vinte demokracia, profesori Ukshin Hoti thoshte se politikanët shqiptarë duke thelluar ndarjen mes vetes, po u jepnin arsye atyre që donin t’i shihnin të ndarë.

Jam i sigurt se shumica këtu pajtoheni me mesazhin e Luigjit dhe të Ukshinit. Nesër shënohet 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ndërsa sot shënojmë 25 vjetorin e formimit të ushtrisë kombëtare të Kosovës. Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara, ajo sot është vend i NATO-s, anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe ka bërë hapa të dukshme në fusha të ndryshme.

Urojmë që sukeset Shqipërisë të mos i ndalen. Jam i sigurt se edhe në Shqipëri gëzohen për sukseset e Kosovës. Kemi tashmë abetaren e përbashkët dhe po punohet për fjalorin e përbashkët enciklopedik. Kemi unifikuar tregjet e punës me Shqipërisë dhe po punojmë drejt unifikimit doganor” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit