-sidi education-spot_img
13.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

5 viktima nga rrëshqitjet e dheut në Itali

Kryesoret

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan rrëshqitje të dheut të shtunën në ishullin italian të Ischia.

Kjo situatë ka sjellë vdekjen dhe zhdukjen e disa personave.

Autoritetet raportuan se deri më tani kanë nxjerrë 5 trupa të pajetë nga rrënojat.

Sipas tyre të paktën 9 persona janë ende të zhdukur.

Më shumë se 100 zjarrfikës dhe zhytës janë vendosur në përpjekje për të pastruar rrugët e mbushura me mbeturina.

Në ishull më shumë se gjysma e shtëpive janë ndërtuar ilegalisht dhe kjo ka sjellë që ato të mos i  rezistojnë forcës së rrëshqitjeve të dheut dhe tërmeteve.

Ministri për mbrojtjen civile, Nello Musumeci, u shpreh se vendi kishte nevojë për një plan kombëtar të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike për të siguruar që ndërtesat dhe infrastruktura të mund t’i rezistojnë fenomeneve gjithnjë e më të shpeshta si reshjet e dendura.

Qeveria ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme, duke caktuar një shumë fillestare prej 2 milion euro për të ndihmuar në rindërtimin e shtëpive.

Të enjten dy persona humbën jetën për shkak të motit të keq në rajon.

Një turist argjentinas u mbyt pasi u përfshi në det gjatë një stuhie bregdetare, ndërsa një burrë u godit nga rrufeja në një plazh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit