Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit së ditës së sotme.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Donald Trump’ në Kamëz.
Shkak mund të jetë bërë një defekt në motor.
Si pasojë e flakëve janë djegur dhe dy makina të tjera që ishin parkuar pranë saj.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 28.11.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Donald Trump”, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, dyshohet si pasojë e një defekti në pjesën e motorrit, automjeti (gaz-benzinë) në pronësi të shtetasit D. M. Si pasojë janë dëmtuar pjesërisht dy mjete të tjera, të cilat ndodheshin të parkuara afër këtij mjeti. Paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.