-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Do vrisnin “Fytyrën e Pistë”/ Mbajtën peng anëtarët e stafit për mbi një orë, persona të armatosur sulmojnë spitalin në Ekuador!

Kryesoret

Policia në Ekuador ka arrestuarshtatë persona të armatosur që sulmuan një spital në përpjekje për të vrarë një adoleshent që po trajtohej atje.

Anëtarët e bandës morën peng infermierët dhe shkëmbyen zjarr me policinë përpara se të ndaloheshin. Të gjithë pengjet u liruan dhe askush nuk u lëndua, thanë zyrtarët.

Objektivi i sulmit, një 17-vjeçar, i njohur si “Fytyra e pistë”, mendohet të jetë një anëtar i bandës rivale, i cili ndodhet në terapi intensive duke u shëruar nga plagët e plumbave.

Personat e armatosur mbajtën peng pesë anëtarë të stafit për më shumë se një orë, tha një punonjës për gazetën lokale El Diario.

Punonjës të tjerë të spitalit në spitalin në qytetin Chone, në Ekuadorin perëndimor, thanë se ishin mbyllur në dhoma ndërsa personat e armatosur thyen dyert në kërkim të adoleshentit.

Dhuna e bandave në Ekuador është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke përfshirë taktika të tmerrshme si prerja e kokës, dhe ka pasur një seri trazirash vdekjeprurëse në burgje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit