Gjykata ka lënë në burg dy policët Sajmir Muzikanti dhe Serxhio Cani të cilët ju grabisin para qytetarëve. janë njohur sot më masën e sigurisë, pasi më herët ishin zbuluar veprat e tyre penale.
Muzikanti polic bashkiak bashkë me oficerin Cani 22 vjeç, u merrnin para nën kërcënim e uniformës qytetarëve të Tiranës, kryesisht tek zona e liqenit.
Polici bashkiak i kryente grabitjet gjatë kohës që ishte në krye të detyrës, gjë që faktohet edhe nga dëshmia e tij.
“Sa herë që isha turni i tretë në punë merrja në telefon Serxhion dhe i thoja hajde dalim nga Liqeni. Për shkak të kredisë që kam detyrohesha t’u merrja paratë me zor qytetarëve. Këtë gjë e kam bërë në bashkëpunim me Serxhion”, ka dëshmuar ai.
Ndërsa Serxhio Cani, me detyrë polic patrulle ka mohuar se është përfshirë në grabitje.
Por, provat e mbledhura janë kundra tij.
“Keni vetëm dy rrugë”! Si u zbuluan policët që grabitën qytetarët në Tiranë?