-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Kërcet’ arma në takimin e Rithemelimit në Laç, konflikti ‘brenda për brenda’ degradon në të shtëna!

Kryesoret

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Nga të dhënat paraprake rezulton se të shtënat kanë qenë në ajër dhe janë regjistruar gjatë një takimi të Rithemelimit të Partisë Demokratike.

Mësohet se në këtë qyet ka pasur një takim të kandidatëve të Primareve dhe Kryesisë, por palët duket se nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe mes tyre ka nisur një konflikt.

Në këtë moment, njëri prej tyre, që nuk dihet se kujt krahu brenda PD i përket, ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në ajër, duke krijuar panik mes pjesëmarrësve, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për nisjen e hetimeve dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit