Eurodeputetja italian Ilaria Salis këtë të shtunë ka marrë pjesë në protestën antiqeveritare në Tiranë, ku e cila ka mbajtur edhe një fjalim para qytetarëve.
Prania e eurodeputetes ka krijuar mjaft entuziazëm dhe duartrokitje të shumta mes mijëra protestuesve të mbledhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Fjalimi i eurodeputetes italiane në protestën e Tiranës
Eshtë një nder i madh dhe lumturi që ndodhem këtu, Europa nuk është në Bruksel, Europa është këtu.
Shqipëria nuk është plaçkë për t’u shitur, Sazani dhe Narta duhet të qëndrojnë të mbrojtura, nuk duhet të bëhen parku i lojërave për pasanikë.
Ky model duhet kundërshtuar sepse bazohet mbi korrupsion, privatizime, privilegje dhe interesat e më të fuqishmve.
Gjëra të tilla ndodhin kudo, ajo që po bëni ju është shumë e rëndësishme, këtu po bëhet historia, po tregohet rruga për të gjithë, një shembull për të gjithë
Mos lejoni që oligarkët të vendosin, Shqipëria nuk është në shitje, natyra duhet të vendoset para lekut, para imperliazimit, kolonializmit dhe oligarkive.
Protestuesit: I kemi prishur gjumin qeverisë, të hënën vijnë edhe 5 eurodeputetë!









