Policia italiane ka arrestuar 6 perona mes tyre dhe shqiptarë për trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të policisë ata shpërndanin kokainë tek të rinjtë në qendrën historike të Parmës, duke përdorur fëmijë për t’iu afruar më mirë konsumatorëve potencialë bashkëmoshatarët e tyre.
Sipasmediave të huaja, në burg kanë përfunduar shqiptarët: M.A. 45 vjeç; 32-vjeçari N. E. dhe 20-vjeçari B. R. Hetimet pë rgrupin nisën që në mars të 2020 përmes përgjimeve telefonike dhe u mësua se dorëzimi do të bëhej në çdo kohë të ditës, duke përfituar nga prania e lokaleve të shumta në zonë, të cilat i lejonin të dyshuarit të rekrutonin me lehtësi blerësit e tyre.